Warning: simplexml_load_file(http://gdata.youtube.com/feeds/api/users/zeriamerikes/uploads) [function.simplexml-load-file]: failed to open stream: HTTP request failed! HTTP/1.0 410 Gone in /home/content/34/10250234/html/templates/ssssss/index.php on line 74

Grupi Nismëtar

Grupi Nismëtar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa.

PRESIDENT

Behar Mehemti

 

Dashamira Agalliu

 

Jak Simoni

 

Ligor Bellovoda

(1925-2004)

 

Majk Kallogjeri

 

Rrahmon Deliu

Shoqata Shqiptaro Amerikane Gonxhe Bojaxhiu Mother Teresa në Saint Louis Missouri u krijua me 4 Nëntor 2001 me pjesemarjen e përfaqësuesve nga të gjitha trevat e mëmëdheut tonë duke Inkluduar dhe përfaqesues nga Kosova, Çamëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky organizim u arrit pas një pune intensive të bërë nga grupi nismëtar i përbërë nga zotërinjtë Behar Mehmeti, Rahman Dehliu, Jak Simoni, Ligor Bellovoda, Zonja Dashamira Agalliu, dhe Mike Kallogjeri. Gjatë kësaj periudhe dhanë ndihmesën dhe Zotërinjt Sadik Fetahu, Pandi Gace, Salih Guri dhe Naser Rexhepi.


Nga mledhja e përfaqesuesve të të gjitha trevave të mëmëdheut tonë u zgjoth Kuvendi i Përgjithshëm i Shoqatës i përbërë nga 39 antar. Nga mbledhja e këtij Kuvendi të Përgjithshëm u zgjoth Këshilli Drejtues i përbërë nga: Albert Vushaj, Aleksander Myrtaj, Artan Grezda, Behar Mehmeti, Bashkim Hafezi, Dashamira Agalliu, Jak Simoni, Ligor Bellovoda, Mike Kallogjeri, Nuhi Mehmeti, Rahman Dehliu, dhe Vladimir Zyba.


President i Shoqatës u zgjoth z. Behar Mehmeti, Kryetar dhe zv. Kryetar u zgjodhen zotërinjtë Majk Kallogjeri dhe Rrahman Dehliu, Sekretar u zgjoth z. Artan Grezda, Përgjegjës i Finances Aleksandër Myrtaj.

Mbi aktivitetin e shoqatës do ketë herë pas here rubrika të vazhdueshme të cilat do pasqyrojnë punën e bëre për zbatimin e programit të sajë.

 


PRESIDENT

Behar Mehemti

Në fjalen e mbylljes me rastin e formimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane Gonxhe Bojaxhiu Mother Teresa në dt. 4 Nëntor 2001 në qytetin e Saint Louis-it shteti i Missouri-it, Z.Behar Mehmeti u shpreh: "..........Ne sot e formuam Shoqatën tonë këtu në Saint Louis Shteti i Missourit, duke bërë bashkimin e komunitetit tonë me pjesemarje nga të gjitha trevat e Mëmëdheut tonë; përfshirë dhe trevat Shqiptare në Serbi (Kosovë-Preshevë), Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi (Çamëri). Ky organizim dhe bashkim u be me moton: Një Komb, një Mëmëdhe, një Gjuhë dhe një flamur. Ta ruajme si sytë e ballit dhe ta forcojmë më tejë shoqatën tonë. Zoti e bekoftë Kombin tonë!. Zoti e bekoftë Amerikën.!"

Reklama

Reklamoni biznesin tuaj këtu