Warning: simplexml_load_file(http://gdata.youtube.com/feeds/api/users/zeriamerikes/uploads) [function.simplexml-load-file]: failed to open stream: HTTP request failed! HTTP/1.0 410 Gone in /home/content/34/10250234/html/templates/ssssss/index.php on line 74

Manifestimi i Kristmave dhe vitit të ri 2012

Pamje nga festimi i Krishtlindjeve me fëmijët e komunitetit tonë organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa" në St. Louis (Restoranti Apollonia)

By: Eglantina Selenica Durro

Manifestimi i Kristmave dhe vitit të ri 2012

Sot restaurant Apollonia në Saint Louis të Missouri-it hapi dyerte dhe priti në gjirin e sajë një numur të konsiderueshëm fëmijësh nga mosha 6 deri në 12 vjeç për të festuar festën e Kristmave dhe vitit të ri 2012. Gjokset e fëmijëve zbukuroheshin nga flamuri ynë kombëtar kuq e zi me shqiponjen dy krenare. Fëmijet me gjuhë të paster Shqipetare kënduan dhe recituan këngë dhe vjersha për Popullin dhe Mëmëdheun tonë. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmije nga trevat e Kosovës, nga gjithë trevat e Shqipërisë, nga trevat Shqiptare në Maqedoni, nga trevat Shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëri. Ky ishte një mini bashkim dhe vllazërim i Kombit tonë me moton: Një Komb, një Mëmëdhe, një gjuhë, një flamur. Pronari i lokalit Behar Mehmeti mbuloi të gjitha shpenzimet e kësaj feste duke lënë njëkohësisht lokalin në dispozicjon të fëmijëve. Kjo është një traditë që festohet çdo vitë me fëmijet e komunitetit tonë këtu në st.Louis, dhe organizohet nga shoqata Shqiptaro Amerikane Gonxhe Bojaxhiu Mother Teresa. p>

Kryetari i shoqatës Shqiptaro Amerikane Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa, Behar Mehmeti njekohësisht dhe pronar i restorant Apollonia në Sant Louis Missouri, duke përshëndetur fëmijtë në koncertin e zhilluar me rastin e festave të Kristmave dhe vitit të ri 2012. Ai vuri në dispozicion lokalin e tijë dhe mbuloi falas të gjitha shpenzimet e bëra për këtë aktivitet. Pas koncertit u shtrua drekë dhe u ndanë dhurata për fëmijët.

Reklama

Reklamoni biznesin tuaj këtu