Warning: simplexml_load_file(http://gdata.youtube.com/feeds/api/users/zeriamerikes/uploads) [function.simplexml-load-file]: failed to open stream: HTTP request failed! HTTP/1.0 410 Gone in /home/content/34/10250234/html/templates/ssssss/index.php on line 74

Manifestim i 100 vjetorit të pavarsis së Shqipnis

By: Inna Dagaieva

Me rastin e 100 vjetorit të pavarsis së Shqipnis, Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa" në St. Louis organizon mbrëmje festive.

Manifestim i 100 vjetorit të pavarsis së Shqipnis nga Shoqata "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa" në St. Louis, MO SHBA

Me rastin e 100 vjetorit të pavarsis së Shqipnis, komisioni për organizimin e festes, në kuadër të shoqatës sonë organizon mbrëmje fesitve me ushqim, muzikë, e atmosfer të hareshme. JENI TE MIRSEARDHUR NGA TE GJITHA ANET!!!


Komisioni i organizimit të manifestitmit

- Behar Mehemti

- Englentina Durro

- Ekrem Jasharaj

- Elona Murati

- Petrit Krasniqi

- Elidon Kallogheri

- Ylli Fetahu

- Fitim Halimi

- Gazmend Avdyli

- Edrit Agastra

- Dhimiter Petova

- Asim Hysa

Shenimi i festës së mësuesit dhe asaje të nënës

Pamje nga festimi i 7 & 8 Marsit 2012 Ditës së Mësuesit dhe Ditës së Gruas, organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa" në St. Louis

By: Eglantina Selenica Durro

Shenimi i festës së mësuesit dhe asaje të nënës në qytetin e St. Louisit

Grupi drejtues i festës së mësuesit dhe asaje të nënës në qytetin e St. Louisit shteti i Missourit U.S.A. bëri një punë shembullore për të organizuar dhe kujtuar mësuesit dhe nënat tona kudo që ndodhen dhe jetojnë. Në këtë mbrëmje morën pjesë gra dhe të reja nga të gjitha trevat e Mëmëdheut tonë. Kosove, Shqipëri, Mali zi, Çamëri, Maqedoni. Këtu u shpreh dhe një herë solidariteti dhe dashuria midis tyre për të gjithë Kombin dhe Mëmëdheun tonë nën moton: Një Komb, Një Mëmëdhe, Një gjuhë dhe një Flamur. Në fund të koncertit u zgjodh bordi drejtues i organizatës së gruas Shqiptaro-Amerikane përqytetin e St. Louisit Shteti i Missourit.

Manifestimi i Kristmave dhe vitit të ri 2012

Pamje nga festimi i Krishtlindjeve me fëmijët e komunitetit tonë organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa" në St. Louis (Restoranti Apollonia)

By: Eglantina Selenica Durro

Manifestimi i Kristmave dhe vitit të ri 2012

Sot restaurant Apollonia në Saint Louis të Missouri-it hapi dyerte dhe priti në gjirin e sajë një numur të konsiderueshëm fëmijësh nga mosha 6 deri në 12 vjeç për të festuar festën e Kristmave dhe vitit të ri 2012. Gjokset e fëmijëve zbukuroheshin nga flamuri ynë kombëtar kuq e zi me shqiponjen dy krenare. Fëmijet me gjuhë të paster Shqipetare kënduan dhe recituan këngë dhe vjersha për Popullin dhe Mëmëdheun tonë. Në këtë aktivitet morën pjesë fëmije nga trevat e Kosovës, nga gjithë trevat e Shqipërisë, nga trevat Shqiptare në Maqedoni, nga trevat Shqiptare në Mal të Zi dhe Çamëri. Ky ishte një mini bashkim dhe vllazërim i Kombit tonë me moton: Një Komb, një Mëmëdhe, një gjuhë, një flamur. Pronari i lokalit Behar Mehmeti mbuloi të gjitha shpenzimet e kësaj feste duke lënë njëkohësisht lokalin në dispozicjon të fëmijëve. Kjo është një traditë që festohet çdo vitë me fëmijet e komunitetit tonë këtu në st.Louis, dhe organizohet nga shoqata Shqiptaro Amerikane Gonxhe Bojaxhiu Mother Teresa. p>

Kryetari i shoqatës Shqiptaro Amerikane Gonxhe Bojaxhiu-Mother Teresa, Behar Mehmeti njekohësisht dhe pronar i restorant Apollonia në Sant Louis Missouri, duke përshëndetur fëmijtë në koncertin e zhilluar me rastin e festave të Kristmave dhe vitit të ri 2012. Ai vuri në dispozicion lokalin e tijë dhe mbuloi falas të gjitha shpenzimet e bëra për këtë aktivitet. Pas koncertit u shtrua drekë dhe u ndanë dhurata për fëmijët.

Manifestimi i shpalljes së pamvarësisë së Kosovës

Pamje nga salla gjatë festimit të Pamvarësisë së Kosovës 28 Shkurt 2010 të organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Tereza" në St. Louis

Pamje nga salla gjatë festimit të Pamvarësisë së Kosovës 28 Shkurt 2010 të organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Tereza" në St. Louis

Manifestim i shpalljes së pamvarësisë së Kosovës i shënuar me 28 shkurt 2010.

Mbrëmje e organizuar nga Shoqata

Pamje nga një mbrëmje e Komunitetit tonë të organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Tereza" në St. Louis

Mbrëmje e organizuar nga Shoqata Shqipetaro-Amerikane "Gonxhe Bojaxhiu-Mother Tereza" në St. Louis

Z.Ligor Bellovoda antarë i këshillit drejtues të shoqatës nga themelimi sajë 4 nentor 2001 deri sa ndërroi jetë 2004, duke përshëndetur pjesemarësit në mbrëmje të komunitetit. Nga e majta në të djathtë: Behar Mehmeti kryetar i shoqatës, Ymer Bala drejtues i mbrëmjes, Englantina Durro antare e këshillit drejtues të shoqatës, Elena Rexha dhe Enkeleda Mehmeti..

Reklama

Reklamoni biznesin tuaj këtu